Pamjet e trajnerit të kombëtares italiane Roberto Mancini, teksa pret radhën tek dyqani i lagjes për të blerë po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Mancini, i cili javën e shkuar udhëhoqi Italinë për të fituar Kampionatin Europian, është shfaqur teksa bisedon me një banor dhe pret radhën tek kasapi për të blerë mish.
Kjo thjeshtësi e Mancinit po komentohet shumë, ndërsa ai ndodhet në Ankona ku po kalon pushimet në shtëpinë e prindërve të tij./ Opinion.al