Sport

Fitoi “Euro 2020”, Mancini fotografohet duke pritur radhën tek kasapi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 18/07/21 |
Opi Nion

Pamjet e trajnerit të kombëtares italiane Roberto Mancini, teksa pret radhën tek dyqani i lagjes për të blerë po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Mancini, i cili javën e shkuar udhëhoqi Italinë për të fituar Kampionatin Europian, është shfaqur teksa bisedon me një banor dhe pret radhën tek kasapi për të blerë mish.

Kjo thjeshtësi e Mancinit po komentohet shumë, ndërsa ai ndodhet në Ankona ku po kalon pushimet në shtëpinë e prindërve të tij./ Opinion.al

Pas