Kronikë

Fier/ Arrestohen babë e bir, në kërkim pasi iu gjet kokainë dhe heroinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 03/06/22 |
Opi Nion

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga policia e Fierit pasi ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë Ilir Tafa, 50 vjeç dhe djali i tij, Gledis Tafa, 25 vjeç.

Në vitin 2019, gjatë operacionit policor të koduar “Shënjestra”, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë edhe shtetasja T. T., si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar shtetasin Ilir Tafa, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafa, me 1 vit e 6 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas