Bota

Fauci: Festimet e ditës së Falenderimeve, rritje të rasteve në 2 -3 javë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 29/11/20 |
Opi Nion

Amerikanët duhet të përgatiten për të përballuar një valë tjetër të Covid-19, pasi miliona njerëz kanë udhëtuar dhe më pas janë kthyer në shtëpi për festimet e Ditës së Falenderimeve.

Kështu është shprehur këshilltari kryesor mjekësor në SHBA Anthony Fauci. “Është thuajse e sigurt që do të ketë një rritje të rasteve tek personat që kanë udhëtur “, tha Fauci për Cnn.

“Mund të presim një valë pas një tjetre për dy apo tre javë. Nuk duam t’i trembim njerëzit, por ky është realiteti”, tha virologu.

Të paktën 1.1 milionë amerikanë udhëtuan me avionë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ditën e Falenderimeve, një numër rekord që nga nisja e pandemisë në Mars./Opinion.al

 

Pas