Politikë

“Fati” i PD në dorën e Gjykatës, Bardhi: Berisha t’i japë fund hipokrizisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 17/05/22 |
Opi Nion

Demokratët janë përfshirë në një tjetër debat për çështëjen e Apelit, i cili duket se është dhe ngërçi për bashkimin e tyre.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Apeli pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt pasi ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Bardhi thotë se “Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.”

LEXO EDHE: PD në Gjykatë, Berisha: Edi Rama ndërhyn te sistemi i drejtësisë

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.

Pas