Kryesore

Rama ironi me Michael Granoff: Mirë se erdhe në grupin e të korruptuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 17/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij para firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

Rama nuk i ka kursyer ironinë edhe me çështjen e Butrintit, ku i tha drejtuesit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff “mirë se erdhe në klubin e të korruptuarve”.

Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm dhe dua t’i bëja unë doja t’i bëja një urim Michael Granoff sepse është edhe shqiptar e më në fund u emërua i korruptuar. Doja t’i bëja një urim publik, më në fund u pagëzua si i korruptuar, kisha shumë kohë që mezi prisja ta merrte dhe ky këtë post, u përlyer me këtë ujin e baltës. Mirë se erdhe në grupin e të korruptuarve dhe inkriminuarve”,-tha Rama./Opinion.al

Pas