Bota

Suedia e gatshme të bisedojë me Turqinë për anëtarësimin në NATO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 17/05/22 |
Opi Nion

Kryeministrja suedeze ka thënë se është e gatshme për bisedime me Turqinë për të zgjidhur çdo problem për mos të penguar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Ky reagim i saj vjen pasi Turqia, një anëtare e NATO-s, u shpreh kundër antarësimit të Suedisë dhe Finlandës në bllok.

Duke folur së bashku me presidentin finlandez, Magdalena Andersson e Suedisë tha: “Ne po kërkojmë kontakt me Turqinë dhe jemi të përgatitur të udhëtojmë në Turqi për të diskutuar dhe sqaruar çdo pikëpyetje që mund të ketë.”

Gjatë konferencës për shtyp, të dy udhëheqësit thanë se synonin të dorëzonin ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n së bashku të mërkurën në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se dy vendet nordike nuk duhet të shqetësojnë dërgimin e delegacioneve për të bindur Turqinë për ofertat e tyre.

Ai është i zemëruar nga ajo që ai e sheh si gatishmërinë e tyre për të pritur militantët kurdë.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, shkruan BBC./Opinion.al

Pas