Kryesore

Takimi me Ballën për presidentin, Alibeaj: Unë kërkoj vetëm transparencë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 17/05/22 |
Opi Nion

Pasi konferenca e  kryetarëve vendosi që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet më 23 maj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është takuar përsëri pasditen e sotme me Enkelejd Alibeajn.

Ky i fundit kërkoi praninë  e medias në sallë, gjë e cila duket se ishte dhe shkaku që bisedimet për presidentin e ri mes tij dhe Ballës të shtyheshin për ditën e mërkurë në orën 10:00 me praninë e medias.

Alibeaj është shprehur se kërkon vetëm transparencë për zgjedhjen e presidentit, por theksoi se nuk kërkon që të publikohen emrat e kandidatëve që mund të përfliten nga palët.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”,-tha Alibeaj./Opinion.al

Pas