Aktualitet

Familja e të miturës largohet nga Paskuqani,Vasilika Hysi pranon dështimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:29 - 02/06/20 |
Al Do

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit do të zhvendoset në Tiranë.

Deri mbrëmjen e djeshme vajza ka qenë në shtëpinë e saj por nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, deklaroi gjatë fjalës së saj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë.”- tha ajo.

Nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi nga ana tjetër pranoi dështimin dhe bëri thirrje për një nismë konkrete ose në të kundërt të dorëzojnë mandatet e deputetit.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi pranoi se me ngjarjen e rëndë institucionet kanë dëshmuar se dështuan për mborjtjen e fëmijëve dhe i kërkoi ligjvënësve ndërhyrje të forta ligjore.

Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi. /Opinion.al

Pas