Kronikë

Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor, në pranga 2 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 27/05/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar ka arrestuar dy persona si dhe ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër, pasi akuzohen “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Autoritetet gjithashtu njoftojnë se janë proceduar dhe dy persona të tjetrë. Në pranga kanë rënë I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në gjendje të lirë është proceduar shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë. / Opinion.al

Pas