Sport

Zidane largohet nga Real Madrid?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 27/05/21 |
Opi Nion

Zinedine Zidane nuk do të vijoj të jetë trajneri i skuadrës së Real Madrid.

Gazeta spanjolle “AS” thotë se tashmë vendimi është marrë dhe ditën e djeshme, trajneri francez është ndarë me futbollistët.

Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, që Reali e përfundoi në vendin e dytë, Zidane kishte kërkuar disa ditë kohë për t’u menduar mbi të ardhmen dhe dje, Zidane i bëri të ditur vendimin e tij drejtuesve të klubit.

Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë për francezin, por vendimi për largimin nuk vjen për shkak se Reali nuk ngriti trofe, por për shkak të kritikave të ashpra që Zidane mori në faza të caktuara të sezonit, pavarësisht se nga klubi pati mbështetje të plotë.

Sipas “AS”, zëvendësuesi i tij do të jetë njëri mes Massimiliano Allegri, Raul Gonzalez dhe Antonio Conte./ Opinion.al

Pas