Aktualitet

Falen gjobat për familjet e prekura nga tërmeti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 24/11/21 |
Opi Nion

Bashkia e Tiranës ka vendosur të fal gjobat e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019, të cilat bënë riparime të paligjshme. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku foli dhe për bonusin e qirasë

“Kemi falur të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosura ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Janë plot 988 gjoba, të cilat janë bërë nul”.

Një vendim tjetër i rëndësishëm sipas Veliajt është edhe krijimi i një tregu të madh agroushqimor në kryeqytet.

Ndër të tjera kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se 2021 do të mbahet mend si viti i shkollave, me ndërtimin e 14 të tillave, punë e cila do vijojë dhe në 2022.

Pas