Aktualitet

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vendos që provimet do të bëhen online


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 27/04/20 |
Al Do

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ka vendosur që provimet e sezonit të verës dhe mbrojtja e diplomave të bëhen online.

Vendimin e ka konfirmuar për Opinion.al dekani i fakultetit Artur Sula. Aktualisht studentët janë duke ndjekur mësimin online dhe në këtë mënyrë është menduar që të mbyllet semestri i dytë i këtij viti akademik.

Departamentet do të nxjerrin datat e provimeve sipas rregulloreve në fuqi dhe do të parashikohen dy data për secilën disiplinë.

Studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

Pas sezonit te verës , në korrik, studentët do të kenë mundesinë për një minvjeshtë, edhe kjo online.

Për studentët që nuk mund të lidhen online për të zhvilluar provimet ose mbrojtjen e diplomës, Fakulteti ka menduar që t’i zhvillojnë ato në shtator. /Opinion.al

Pas