Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropianët të ndarë rreth vaksinës ruse

2021/04/01 at 7:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Evropianët të ndarë rreth vaksinës ruse

Për Serbinë dhe Hungarinë, vaksina ruse kundër koronavirusit “Sputnik-V” ishte si një dhuratë nga Zoti, duke u mundësuar të dy vendeve që të përshpejtojnë procesin e vaksinimit. Austria njoftoi në mesjavë se është në negociata për blerjen e një milion dozave.


Gjermania dhe Franca janë gjtihashtu të etura për vaksina dhe po negociojnë për të blerë prodhimin rus. Nga mesi i javës, Berlini i kërkoi Komisionit Evropian blerjen e vaksinave Sputnik. Pastaj, zyrtarët gjermanë thonë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të vendosin vetë nëse duan të blejnë ose jo vaksinën ruse nga Brukseli.

Por, megjithë ritmin e ngadaltë të vaksinimeve dhe mungesës së dozave, disa qeveri evropiane hezistojnë të porosisin vaksinën ruse, duke vlerësuar se përdorimi i vaksinës Sputnik-V është më shumë çështje gjeopolitike sesa çështje e shëndetit publik, me frikën se pas diplomacisë së Kremlinit për vaksinën ka motive të fshehta.

Diplomacia e vaksinës po del të jetë po aq përçarëse sa nacionalizmi i vaksinave – veçanërisht kur bëhet fjalë për atë Sputnik.

Motivet e fshehta?

Kryeministrja e Lituanisë e cilësoi vaksinën si “një armë tjetër hibride” e përdorur nga Kremlini për të “përçarë dhe sunduar” Evropën. Indrida Simonyte thotë se arsyet altruiste nuk janë ato që motivojnë shitjet e vaksinës Sputnik. Muajin e shkuar ajo paralajmëroi se “Sputnik vjen e paketuar me shumë propagande dhe ambicje të hapura për ndarjen e vendeve të BE-së dhe partnerëve të tyre në jug dhe në lindje”.

Në mesjavë, Lituania njoftoi se nuk do të pranojë çertifikatat e udhëtimit nga turistët dhe vizitorët për arsye biznesi, që janë vaksinuar me Sputnik-V, të paktën derisa enti rregullator i barnave të Bashkimit Evropian ta autorizojë vaksinën ruse. Nëse autorizimi jepet, autoritetet e Lituanisë duken të gatshme të respektojnë vendimet e BE-së, megjithë hezitimet që kanë.

Sputnik ishte vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit, megjithëse miratimi i saj u bë vetëm nga Rusia dhe jo nga ndonjë entndërkombëtar i rregullimit të barnave.

E financuar nga shteti dhe e zhvilluar nga Instituti për Kërkime Gamaleya në Moskë, miratimi i shpejtë në gusht të vitit të kaluar, i vaksinës Sputnik, që mban emrin e një sateliti të paranjë gjysmë shekulli, u pritur me shumë skepticizëm nga komuniteti i gjerë shkencor ndërkombëtar.

Ekspertët shprehin mospajtimin e tyre me autoritetet ruse për miratimin e shpërndarjes së vaksinës para përfundimit të vlerësimeve, duke sugjeruar se shpejtësia e miratimit ishte bërë me qëllim, që të nxirreshin në pah aftësitë shkencore ruse.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin mori dozën e parë këtë javë – nëntë muaj pas miratimit të vaksinës, gjë që nxiti zërat e kritikëve se ai shtyu vaksinimin e tij për të qenë i sigurt se vaksina nuk përbën rrezik.

Dyshimet në lidhje me efikasistetin e vaksinës janë shpërndarë kryesisht në komunitetin shkencor perëndimor, pas një studimi të fundit të botuar nga revista mjekësore britanike “The Lancet”, e cila sugjeron se vaksina ka 91.6 % efikasitet kundër COVID-19.

Skepticizmi

Sidoqoftë, zyrtarët lituanezë dhe rusë shkëmbyen akuza e kundërakuza për diplomacinë e Kremlinit për vaksinën Sputnik. Polonia dhe Ukraina nuk janë të gatshëm t’i drejtohen Rusisë për vaksinën. Zyrtarët në Kiev dhe Varshavë gjithashtu besojnë se ka motive gjeopolitike nga Kremlini, veçanërisht në atë që ata e quajnë fushatë keqinformuese ruse për të hedhur dyshime mbi vaksinat perëndimore.

Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Maxim Stepanov, tha në parlament këtë muaj se nuk ka shanse që Sputnik të miratohet për përdorim në vendin e tij. “Në asnjë rrethanë, vaksina ruse Sputnik-V nuk do të miratohet në Ukrainë. Nuk ka argument që më bind ta bëj këtë”, tha ai.

Kundërshtimet e qeverisë ukrainase ndaj Sputnik janë të dyfishta. Së pari, ajo thotë se nuk është e bindur se vaksina është efikase dhe e sigurt. Së fundmi, Presidenti Vladimir Zelenskiy tha se nuk do të eksperimentojë me qytetarët e tij.

Por zyrtarët ukrainas ishin më të zëshëm tek rreziqet gjeopolitike, duke thënë se ata e dinë qëllimin e diplomacisë së vaksinës Sputnik në Evropë – të provokojë përçarje. Ihor Zhovkva, këshilltari për politikën e jashtme i Presidentit Zelenskiy, tha së fundmi se diplomacia Sputnik është një tjetër armë në luftën hibride të Kremlinit kundër Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo është pjesë e propagandës, pjesë e luftës hibride, për shpërndarjen e kësaj vaksine të pakontrolluar, që të thuhet se Rusia është gjithnjë e gatshme të shtrijë krahun e saj për të ndihmuar botën, ndërsa qëllimi i tyre është i kundërt”, tha ai para gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus.

Mbrojtja e vaksinës Sputnik

Zyrtarët rus reaguan ashpër ndaj akuzave për diplomaci përmes koronavirusit, duke hedhur poshtë dyshimet rreth vaksinës ose motiveve të marketingut dhe shitjes së vaksinës Sputnik. Ata thonë se përkundër një vale keqinformimi rreth efikasitetit të vaksinës së tyre, Sputnik është e njohur ndërkombëtarisht.

Javën që shkoi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u tha gazetarëve në Moskë se “kërkesa jashtë vendit për vaksinën ruse është mjaft e lartë. Çdo ditë, ose marrim aplikime për furnizim, ose konfirmim të miratimit të vaksinës. Pesëdhjetë e shtatë vende e kanë miratuar vaksinën me marrëveshje dypalëshe ndërsa 21 e kanë blerë vaksinën dhe janë të gatshme të fillojnë prodhimin e vaksinës në vendin e tyre”.

Zakharova shtoi se Moska pret që BE së shpejti të përfundojë procedurën e miratimit të vaksinës Sputnik-V. Analistët thonë se Brukseli duket se po zvarrit procesin nga frika e polemikave politike.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, mori grupin e parë të të dhënave që kishte kërkuar për vaksinën Sputnik në fillim të muajit. Shefi i entit rregullator, Emer Cooke, tha të martën se ekspertët e tij po përgatiten për inspektimin e impianteve rus që prodhojnë vaksinën, por agjencia nuk dha detaje për kohën kur pritet të bëhet autorizimi i asj. Zyrtarët e Komisionit Evropian thonë se nuk janë në bisedime me krijuesit e vaksinës Sputnik për blerjen e saj.

Ndarjet

BE ka nënshkruar marrëveshje me gjashtë prodhues perëndimor të vaksinave dhe ka filluar bisedimet me dy të tjerë. Kyretarja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen, vuri në pikëpyetje arsyet se përse Rusia po eksporton miliona doza të vaksinës, ndërsa brenda vendit të vet procesi i vaksinimit po ecën ngadalë. Për frymë popullsie, Rusia ka vaksinuar më pak njerëz sesa Bashkimi Evropian.

“Në përgjithësi më duhet të them se vazhdojmë të hamendësojmë përse Rusia po ofron miliona e miliona doza, ndërsa nuk po bën përparim të mjaftueshme ppër vaksinimin e njerëzve të vet. Kjo është një pyetje që mendoj se kërkon përgjigje”, tha ajo muajin e kaluar.

Procesi i ngadaltë i miratimit të vaksinës Sputnik nga Agjencia Evropiane e Barnave, zemëroi kancelarin austriak Sebastian Kurz, i cili javën që shkoi pati përplasje me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, ku ai u ankua për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave në bllok, ku sipas tij po favorizohen shtetet e mëdha perëndimore.

Të martën, zoti Kurtz hodhi poshtë argumentet politike kundër blerjes së vaksinës Sputnik, duke thënë se “nuk duhet të ketë konsiderata gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat. E vetmja gjë që ka rëndësi është efikasiteti dhe siguria e vaksinës, jo nga vjen ajo”.

Të njëjtin pozicion mbajti edhe Kryeministri në largim i Sllovakisë, Igor Matoviç, kur urdhëroi fillimin e shpërndarjes së vaksinës ruse muajin e kaluar, mes kundërshtimesh nga partnerët e koalicionit në qeverinë e tij. Zoti Matoviç dha dorëheqjen javën e kaluar, në një përpjekje për të tejkalaur krizën njëmujore të shkaktuar nga vendimi i tij për blerjen e vaksinës Sputnik V.

Kryeministri sllovak Igor Matoviç gjatë një konference për shtypin në aeroportin ndërkombëtar në Kosicë të Sllovakisë, më 1 mars 2021.

Ndërsa udhëheqësit evropianë janë të ndarë lidhur me përdorimin ose jo të vaksinës ruse Sputnik, ekziston një nivel i lartë skepticizmi mes banorëve evropianë lidhur me Rusinë. Në një sondazh të fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan, një OJQ me bazë në ShBA, vetëm 15 për qind e të anketuarve mendojnë se Rusia është e dobishme në luftën kundër koronavirusit në vendin e tyre.

“Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar imazh pozitiv tek audienca evropiane, Rusia doli shumë dobët”, thuhet në raport.

“Për çudi, nivelet më të larta të skepticizmit vijnë nga fqinjët Baltikë të Rusisë – shumicë e të anketuarve në Suedi (73%), dhe Poloni (73%) e vlerësuan Rusinë si jo të dobishme”./ VOA

Etiketa: covid-19europaVaksine ruse


Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Para
74-vjeçarja vdes 10 orë pasi bëri vaksinën kineze, flet mjekja e familjes

74-vjeçarja vdes 10 orë pasi bëri vaksinën kineze, flet mjekja e familjes

Pak javë para zgjedhjeve, qeveria rrit pensionet me 2.7%

Pak javë para zgjedhjeve, qeveria rrit pensionet me 2.7%

COVID/ Sa persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në Shqipëri?

COVID/ Sa persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në Shqipëri?
















TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al...

Lexo më shumë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
12 Korrik, 2026

Në pritje të seancës për caktimin e masës së sigurisë personale në Gjykatën e Fierit, nëna e një prej 15-vjeçareve,...

Lexo më shumë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
12 Korrik, 2026

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pas konstatimit të tre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike...

Lexo më shumë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
12 Korrik, 2026

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}