Sport

“Euro2020″/ Tifozët supersticiozë edhe për uniformat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 11/07/21 |
Opi Nion

Tifozët të cilët po presin me ankth rezultatin e finales ‘Euro2020”  janë supersticiozë edhe për sa i përket uniformës që do të vesh kombëtarja e tyre në finalen e “Wembley-t”.

Një fakt i tillë është vënë re tek tifozët e Anglisë, që kanë kërkuar nga skuadra e tyre që të zgjedhin uniformën e bardhë kundrejt asaj të kuqes.

Kjo sepse Anglia ka fituar të gjithë ndeshjet e këtij turneu kur është veshur me të bardha, teksa portieri do ketë një uniformë të gjelbër.

Nga ana tjetër, Italia luan si vendase në “Wembli” dhe i duhet të zgjedh uniformën e shtëpisë, atë blunë. Axurrët janë me shumë fat kur veshin këtë ngjyrë dhe tek kjo shpresojnë edhe këtë herë. Ndërsa Donnarumma do vishet me të verdha./Opinion.al

Pas