GJIROKASTËR- Vetëm pak ditë më parë kishte deklaruar se është mirë të shkarkohen gjithë prokurorët e gjyqtarët e Shqipërisë. Kjo si masë kundër korrupsionit. Por sot, eksperti i misionit EURALIUS, Rainer Deville i ka zbutur tonet. Gjatë një takimi me ekspertë ligjore në Gjirokastër ai tha se “Gjyqtarët dhe prokurorët meritojnë një status të posaçëm, meritojnë një rrogë të përshtatshme, sigurime shoqërore dhe pensione. Kjo është ajo të cilën ne po diskutojmë, jo në kuadrin kushtetues, por në atë ligjzbatues”.
Ai u shpreh i vetëdijshëm se reforma në fjalë është komplekse për një mori arsyesh, përfshirë atë të pagave të funksionarëve dhe tarifave të gjyqësorit.
“Nëse ne diskutojmë për paga më të larta, kjo do të shkonte për t’u vendosur në faqen e parë të një gazete. Por ju e kuptoni se këto paga më të larta duhet të financohen, kërkojnë burime financiare. Na duhen ligje më të mira sa i takon tarifave gjyqësore dhe ndihmës juridike. Pra, çështja është shumë e komplikuar për t’u përmbledhur në një fjali”, vijoi Deville. shkarkoni gjyqtaret e prokuroret