Aktualitet

Burgosja e Calëve, reagon Basha: Ata s’janë miqtë e Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 27/11/15 |
b.f

TIRANE- Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e gjykatës së Kurbinit e cila la në arrest me burg vëllezërit Cali. Ata janë persona që u përfshinë në konflikt me deputetin e PS (tani të përjashtuar) Armando Prenga. Sipas prokurorisë ky i fundit ka qëlluar me armë ndaj anëtarëve të familjes Cali.

reagimi i Bashes ne Facebook

Calet nuk jane te zgjedhurit dhe miqte e Edi Rames, ndaj burgu eshte masa e dhene per ta me vendim gjykate. Armando Prenga eshte miku dhe i zgjedhuri i Edi Rames dhe agresori ne konflikt, ndaj u la i lire me vendim gjykate.
Ky eshte shteti i Edi Rames: viktimat ne burg, agresori ne shtepi. Kjo eshte Shqiperia e ketyre dy viteve ku ska barazi dhe ligji dhunon te pamundurit e perkedhel te fortet dhe hajdutet me pushtet.
Por shqiptaret as nuk e duan kete padrejtesi e rrenim vlerash dhe as nuk kane per ta lejuar.
Ejani me 8 dhjetor te tregojme se nuk e pranojme me dhunen dhe padrejtesite e nje bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne kete vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtesi e shanse per te gjithe.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas