Aktualitet

Deklarata e fortë e kreut të EURALIUS: Shkarkoni gjithë prokurorët e gjyqtarët e Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 25/11/15 |
b.f

TIRANË- A ka një zgjidhje për të shporrur korrupsionin nga gjykatat e prokuroria? Mes shumë hipotezave mbi reformën, godet kreu i EURALIUS Rainer Deville. “Ka një zgjidhje”- tha ai – “shkarkimi njëherësh i 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve dhe futja në sistem e njerëzve të rinj”.

Duke folur në një aktivitet të organizuar nga zyra e BE në Tiranë gjatë ditës së djeshme, Deville u shpreh se “ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj”.

Sipas tij, duhet të pritet qarku i korruptuar.  “Në asnjë vend tjetër në Evropë nuk kemi një nivel kaq të lartë korrupsioni, madje edhe në vendet që ka korrupsion, më i ulëti gjendet në gjyqësor. Ndërsa në vendin tim çështjet e korrupsionit në gjyqësor mund të numërohen me gishtat e dorës”.

Ai tha edhe propozime konrete për reformën në drejtësi. “Do të ngremë tri komisione për Gjykatën e Shkallës së Parë dhe një për Gjykatën e Apelit. Pjesa e parë lidhet me kontrollin e pasurive. Të gjithë gjyqtarët duhet të paraqesin një deklaratë të pasurive, se sa miliona kanë dhe se ku i kanë gjetur ato. Nëse nuk jeni në gjendje të justifikoni milionat tuaja kjo do të thotë se keni një problem dhe hyn në lojë masa disiplinore për shkarkimin e tyre. Ky sistem nuk është më kompetent për të mbrojtur vetveten”, u shpreh ai.

KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

  1. Problemi qendron tek ata qe do zgjidhen!
    …kam frike se do jene me te uritur se keta te shkarkuarit. E na mori lumi pastaj!
    Une mendoj ti bejme thirrje ketyre qe jane “te ulin icik pazarin” ose te pakten te mos flasin me euro por me lek dhe me kusht qe ne fund te vitit te deklarojne fitimet me transparence (si bisnes i fuqishem qe jane) se po vuajne te shkretet te paguajne 20% e TVSH!
    Keshtu luftojme dhe informalitetin!

  2. Nuk eshte me mira ne Europe por te kthehemi ne ne vitn 1945 nuk eshte sygjerim,,,,Euralius jep ide te cuditshme dhe praktikisht te parealizueshme

  3. Ne asnje vend nuk eshte aplikuar kjo qe thote shefi Euralius,,,,,Vine ne Shqiperi dhe na tregojne se rakia behet nga rrushi,,,,

Pas