Kryesore

“Është ulëritës”/ Bardhi për Berishën: Magjistari i pasurive të paluajtshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 27/01/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një reagim në rrjetin social “Twitter” i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Berishës, i cili tha se është e domosdoshme ngritja e një Komisioni Hetimor për pastrimin e parave.

Ai shkruan se kemi të bëjmë me rastin e një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona dhe i shet brenda vitit në dyfishin e çmimit.

Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!”-shkruan Bardhi në Twitter./Opinion.al

Pas