-Shëndeti

Është sezoni i hurmave, ja të mirat që ofron fruti i vjeshtës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 16/09/18 |
b.f

Një hurmë mesatare rreth 170gr, përmban 118Kcal dhe na ofron rreth 6gr fibra.
Hurmat janë shumë të pasura në fitokimikate (antioksidhuesë) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, subestanca me veti antitumorale. Përmban gjithashtu dhe antioksidhuese si Vitamin A, B-karoten , likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin. Të gjithë këto antioksidhues fuksionojnë si një ushtri e madhe kundër radikaleve të lira, që janë zanafilla e një gamë të gjerë patologjish.

Ngjyrën e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht e zeaksanthinës dhe luteinës. Këto që kanë si funksion të mbrojnë syrin nga dëmtimet e dritës dhe neutralizimi i radikaleve të lira. Ka shumë gjasa që këto dy antioksidues të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degjenerimit makular.

Mos harrojmë që në jeten moderne sytë tanë jane tej mase të ekspozuar nga ekranet dixhitale.

Nga familja e Vitaminave përmban vitamin C ( 1 kokër në ditë plotëson rreth 21% të nevojave ditore). Nuk mungojnë vitamina të kompleksit B si B9, B6 etj, të cilat bejnë pjesë në reaksione enzimatike metabolike në trupin tonë. Përsa i përket kriprave minerale përmban Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj.

Nga Rolina Naco

Pas