Bota

NASA publikon videon e uraganit Florence nga hapësira


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 16/09/18 |
b.f

Uragani Florence goditi Karolinën e Veriut të premten në mengjes, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme dhe det të trazuar. Ndërsa meteolologët e ruajnë stuhinë nga toka, Stacioni Ndërkombëtar i Hapsirës “shijoi” pamjen nga lart. Urganani Florence dukej se lëvizte shumë ndadalë nga hapësira.

“Kamerat jashtë Stacionit kapën pamjet e uraganit Florence në 14 shtator, ora 7:41, pak minuta pasi stuhia goditi bregun,” shkruan NASA në përshkrimin e videos.

Astronauti Ricky Arnold gjithashtu shkrepi disa fotografi të uraganit nga pozicioni i tij. Pamjet tregojnë sa i madh dukej uragani, me një shtrirje prej qindra kilometrash.

Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet, por sasi të konsiderueshme shiu do të bien ndërsa drejtohet në brendësi të kontinentit. Florence po lëviz shumë ngadalë dhe pasojat që mund të sjellë janë  më të mëdha. Tipet e uraganeve që lëvizin ngadalë, – si Harvey, – janë më të rrezikshme se të tjerat. Ato sjellin përmbytje të një niveli më të lartë dhe shira më të dendur.

Sipas një studimi në qershor, uraganët dhe tajfunët, po lëvizin më ngadalë për shkak të ndryshimeve klimateriket shkaktuara nga njerëzit. Ndërsa klima ngrohet, lëvizjet e erës bëhen më përçarëse, duke i bllokuar këto stuhi në vend për një khë të gjatë. Një klimë e ngrohtë do të thotë edhe shumë avuj uji. Këto avuj furnizojnë uraganin me më shumë ujë se zonat bregdetare./Opinion.al

Pas