-Jetë dhe Stil

Është fundjavë, të gjithë në fshat!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 31/10/15 |
b.f

Duke lënë pas ngarkesën fizike e psikologjike të ditëve të ngarkuara të punës, fundjava shënon kohën kur të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër duan të largohen nga Tirana. Është e lehtë ta kuptosh, se metropoli nuk është aspak vendi i preferuar për të kaluar fundjavën. Mjafton të shohësh qarkullimin e vakët në rrugët e kryeqytetit, apo parkimet e zbrazuara të makinave, për të kuptuar se mëngjesi i së shtunës ka nisur t’i përcjellë njerëzit jashtë kryeqytetit. Për të shkuar ku?

 

gurra e perrrise

***

Periferia e Tiranës, në të katër anët e horizontit është padyshim më e preferuara edhe për shkak të lehtësisë së aksesit. Por cilat janë destinacionet dhe cfarë i tërheq kryeqytetasdit drejt tyre? Është interesante të veresh, se si banorët e Tiranës gjithmonë e më shumë po tërhiqen nga periferia, si stil jetese. Ata që kanë fëmijë dëshirojnë t’i njohin me fshatin dhe kafshët, ndërsa të tjerë, preferojnë një drekë në natyrë me ushqime të shëndetshme. Të ushqyerit shëndetshëm, me prodhime organike të zonës është një tjetër trend, që gjithmonë e më shumë po kthehet në stil jetese duke i bërë më të këkruara destinacionet që ofrojnë të tilla mundësi.

 

ushqimedajti 1

 

Dajti

Dajti dhe fshatrat poshtë tij, janë një destinacion i pëlqyer i fundjavës. Gatimet tradicionale të zonës, të dominuara kryesisht nga mishi, por edhe prodhime të tjera zonale ofrohen nga pjesa më e madhe e restoranteve të pranishëm në zonë. Ndërkohë, largimi nga pluhuri dhe zhurma e kryeqytetit janë një arsye më shumë për të kërkuar strehë në Dajt.

 

petrelalodrat

Petrela

Mund të konsiderohet një destinacion gjithmonë në ngritje. Është fjala për Petrelën dhe fshatrat rreth saj, Mulleti apo Daias, ku gjithmonë e më shumë po shtrihet kryeqyteti, jo thjesht si mundësi pushimi, por edhe si hapësira banimi. Është gjithashtu një nga zonat që po sheh zhvillim të shpejtë në investime të kësaj natyre. Resorte dhe restorante të shumta ofrojnë kënde lojërash për fëmijë, hapësira të gjerlbërta pushimi, ushqim tradicional të vendit e madje edhe kopshte të vogla kafshësh, që shërbejnë si atraksion vecanërisht për fëmijët.

 

Pasta with Shrimpdurreds

Durrësi

Edhe pse ndoshta e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, Durrësi vijon të mbetet një destinacion i fundjavës. Ata që pëlqejnë detin dhe prodhimet e tij, vecanërisht në ditët me diell, i drejtohen ende Durrësit dhe restoranteve të zonës së Golemit.

proshuta

pjata 1

Fishta

Midis Shkodrës dhe Tiranës, Fishta gjithashtu është kthyer në një fshat të preferuar për banorët e të dy qyteteve. Ndonëse mbetet ende e papromovuar dhe e pashfrytëzuar pjesa historike e tij, nga pikëpamja gastronimike ky vend, ofron gjithashtu ushqimin tradicional dhe kontaktin me natyrën e fshatit.

peze

Peza

Brenda të njëjtit stil është edhe Peza, e promovuar vecanërisht kohët e fundit, për ushqimin e restoranteve dhe natyrën që ka, e mbi të gjitha per afërsinë me Tiranën.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas