Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eshtë absurde të tërheqësh Shqipërinë në betejën për “Brexit”

2016/04/26 at 10:23 AM
në Komente
Kohë leximi: 7 min
A A
Donald Lu thumbon Ramën: Në zyrën e tij gjen sende të thyera

Nga Edi RAMA

 Ndoshta duhet të kënaqemi me faktin që Shqipëria e vogël është vënë në qendër të debatit europian të Britanisë. Por, kur lexova titullin e artikullit të Michael Gove që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Europës e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, reagimi im i menjëhershëm ishte: “duket pak e çuditshme”.

 Unë jam një shqiptar dhe një ballkanas krenar, por nuk mund të pretendoj se kemi fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së, që ka ndihmuar me vendosjen e paqes dhe sjelljen e begatisë në shumë vende, prej shumë kohësh tanimë. Nuk mund ta rivalizojmë këtë bllok me këtë treg të vetëm, që është një nga organizimet më mbresëlënëse tregtare në botë, jo vetëm tani, por përgjatë gjithë periudhave të historisë së njerëzimit.

Kështu që, dëshiroj të falënderoj zotin Gove për dozën e mirë të publicitetit, që përkon me hapjen e fushatës turistike para verës për të tërhequr pushuesit britanikë në qytetet tona historike dhe plazhet e bukura. E ndërkohë që ne ftojmë investitorë të vijnë dhe të eksplorojnë mundësitë e mëdha që vendi ynë ofron për investime, britanikët që do të vijnë në Shqipëri, do të kenë mundësi të ndjekin bashkë me shqiptarët fatin e ekipit tonë kombëtar që merr pjesë për herë të parë në një kampionat madhor, finalet e Kampionatit Europian në Francë. Është vërtetë kohë e bukur për të qenë shqiptar.

Por, nuk jam i sigurt nëse krijimi i kësaj BBC-je (British-Balkan Confederation), Konfederate Britaniko-Ballkanike të re do t’i vinte për shtat nevojave tona dhe të Britanisë së shekullit XXI, apo nëse do të ishte e drejtë që Britania të hidhte sytë nga Shqipëria si model i marrëdhënieve me BE-në. Në fakt, jam i bindur që do të ishte e gabuar nëse Britania do të vepronte kështu.

 Ka diçka tejet të çuditshme në komentet e zotit Gove, të cilat vijnë ndërkohë që në Shqipëri qeveria dhe opozita punojnë bashkërisht për reformën historike në drejtësi, që na përafron me sistemin e BE-së që e admirojmë kaq shumë. Ndërkohë që ai dhe britanikë të tjerë i hedhin sytë jashtë kufijve të BE-së, ne të tjerët jashtë saj duam të anëtarësohemi një orë e më parë, sepse i dimë përfitimet e mëdha të të qenurit pjesë.

 Në këto kushte, edhe më e çuditshme është se zoti Gove e sheh Shqipërinë si model për sistemin ekonomik britanik pas largimit të saj nga Bashkimi. Dhe akoma më e çuditshme është që ai dëshiron të largohet vullnetarisht nga një bashkim që i ka dhënë aq shumë Britanisë.

 Më lejoni të shpjegoj përse mendoj kështu. Edhe pa Shqipërinë si anëtare të BE-së, Bashkimi ka ndikim pozitiv në vendin tim dhe në të gjitha vendet që zoti Gove ka veçuar si aleatë të mundshëm jashtë BE-së për Britaninë pas daljes nga Bashkimi.

 Jo vetëm që BE-ja ka ideale dhe vlera që edhe ne aspirojmë t’i kemi, por aspirata për anëtarësim në BE e të gjithë rajonit e ka bërë të pamundurën të mundur. Për shkak të këtyre aspiratave ne kemi ndryshuar historinë tonë të gjatë të luftërave dhe konflikteve të përgjakura e kemi hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi. Është për shkak të këtyre aspiratave për t’u bërë anëtarë të BE-së, që unë shkova në Beograd në vitin 2014, në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në këtë vend në gjashtëdhjetë e tetë vjet. Dhe ishte po e njëjta aspiratë që e solli Kryeministrin Aleksandar Vučić në Tiranë, në atë që ishte vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

 Ne duam të ecim përpara dhe po punojmë për anëtarësim pa patur asnjë nga të mirat që kanë vendet anëtare të BE. Të mira që Britania do t’i humbiste, nëse del nga ky Bashkim. Dhe bëhet fjalë për përfitime shumë të rëndësishme, si për shembull shërbimet e ofruara nga tregu europian në të cilat ne kemi akses të kufizuar, ndërsa nuk kemi mundësinë e shërbimeve financiare. Një ndër to, bankat tona nuk operojnë dot në BE ashtu si bankat britanike dhe bankat me qendër në Britani.

Lehtësi tjetër shumë e madhe është bashkimi doganor. Për ne që nuk jemi pjesë e tij kjo përkthehet në burokraci e kosto të shtuara për bizneset eksportuese të mallrave të origjinës. Nga ana tjetër, duke krijuar një lehtësi të ngjashme me anëtarët e saj, BE na heq tarifat dhe detyrime doganore të mallrave industriale, por na kufizon në një pikë shumë të fortë, në prodhimin vendas. Një seri prodhimesh bujqësore e blegtorale, veçanërisht mishi, janë ndër më të mirët në botë, por tarifat e vendit të favorizuar për shumë prodhime bujqësore dhe kuotat për shumë produkte të peshkimit na kufizojnë eksportin drejt BE-së.

 Natyrshëm, kjo nuk ndodh me vendet anëtare. Vende të cilat kanë përfitime të rëndësishme dhe nga marrëveshjet e tregtisë së jashtme. Me Korenë e Jugut, për shembull, BE ka marrëveshje shumë të mira për të dyja palët. Shqipëria, vend joanëtar, nuk përfiton nga ky sistem marrëveshjesh. Britania, në marrëdhënie tregtare me vendet e Ballkanit, por jashtë Europës, nuk do të kishte asnjë prej këtyre përfitimeve. Kurse brenda Bashkimit Europian, Britania dhe Ballkani mund të kenë edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe këto avantazhe.

Si një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, na duhet të implementojmë të gjithë rregullat e BE, por në ndërkohë pa patur asnjë zë në kapitull kur këto rregulla krijohen dhe votohen. Si një vend ende jo anëtar i BE-së, na duhet të përafrojmë legjislacionin në një sërë fushash si konkurrenca, pronësia intelektuale, industriale e tregtare, prokurimi publik, standardet dhe certifikimi, transporti detar, shoqëritë tregtare, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e të dhënave, shëndeti dhe siguria në punë. Lista është edhe më e gjatë se kjo.

 Dhe Shqipëria është e gatshme t’i pranojë të gjitha këto vështirësi dhe pengesa, pasi ne besojmë se në partneritet me Bashkimin Europian, dhe vendeve kryesore të BE si Britania, ne mund të zhvillojmë vendin tonë dhe të përmirësojmë të ardhmen e qytetarëve tanë. Falë reformave të mbështetura nga Bashkimi Europian, vendet e Ballkanit nuk janë duke përjetuar thjesht dhe vetëm marrëdhënie diplomatike më të mira mes tyre, por çka më e rëndësishmja, janë duke përmirësuar standardet e jetesës për qytetarët dhe brezin e ri. Dhe ne shpresojmë se ky trend pozitiv do të vazhdojë.

 Së fundi, duhet të dini se janë dashur plot gjashtë vjet negociata që Shqipëria të arrinte stadin aktual të marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Europian. Natyrshëm Britania do ta niste procesin nga një tjetër pikë krahasuar me Shqipërinë, nëse do të dilte nga BE. Por, duke folur nga pozicioni i dikujt që ka negociuar me Bashkimin Europian nga jashtë, mund t’ju them se ky proces negociatash mes Britanisë dhe BE-së mund të zvarritet lehtësisht për shumë kohë. Edhe pse zoti Gove pretendon se kjo çështje do të zgjidhet lehtësisht brenda dy vitesh, unë besoj se ky parashikim nuk është aspak realist.

Jam i bindur se vendi im ka përpara një të ardhme frymëzuese për shkak të nismave që po ndërmarrim me mbështetjen dhe nxitjen e Bashkimit Europian. Në këtë rrugëtim tonin, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë e mirëpritur dhe ndihmesë thelbësore në zbatimin e reformave, më e rëndësishmja ajo në drejtësi ku ne kemi përfituar nga bashkëpunimi me shumë ekspertë britanikë. Por nga ana tjetër, nuk mund të jem veçse i habitur që Britania të shohë si model bashkëpunimi me Bashkimin Europian marrëdhënien e sotme mes Shqipërisë dhe BE. Nëse ne që e kemi provuar duam ta ndryshojmë këtë model dhe të anëtarësohemi në BE, përse ju doni të dilni jashtë Bashkimit?

 Sigurisht që në fund të fundit gjykimi mbetet i juaji. Do të jenë britanikët ata që do të zgjedhin për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian, apo për të dalë nga ky Bashkim. Por ky vendim sigurisht që do të ketë një impakt më të gjerë se vetëm Britania e Bashkuar. Si një mik dhe dashamirës i Britanisë, unë shpresoj sinqerisht se ju do të votoni për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian.

Nuk ka dhe as nuk mund të ketë një konfederatë Britaniko – Ballkanike jashtë Bashkimit Europian. Për aq kohë sa ne duam t’i tejkalojmë marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian e të bëhemi vend anëtar i BE, modeli ynë i tanishëm nuk mund të jetë modeli që synon Britania.

 Jam plotësisht i bindur se qëndrimi i Britanisë në Bashkimin Europian është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë. E ndërkohë jam po aq i bindur se ky vendim do të ishte më i miri edhe për Britaninë dhe miliona njerëzit e tjerë në Europë e më gjerë, që sot i bëjnë thirrje popullit britanik: ju lutem mos u largoni.​

*Shkruar për ‘The Times’



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Aurela Gaçe kritikon Rozi Radin, ja si e komenton ajo imitimin në YFSF

Aurela Gaçe kritikon Rozi Radin, ja si e komenton ajo imitimin në YFSF

Thirrje online: Të lajmë borxhet e djalit të Ramës

Thirrje online: Të lajmë borxhet e djalit të Ramës

Aksident në Pogradec, 23 vjeçarja humbi jetën, teksa drejtonte makinën 

Aksidentet/ Vdes 10 vjeçarja, plagosen 4 nxënës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com