Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eneida këndoi në Evropian

2016/05/12 at 7:20 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Krim me koncesion

Nga Lorenc Vangjeli


Eneida Tarifa do të këndojë në mbrëmjen e të enjtes për ngjyrat e Shqipërisë në Festivalin Evropian. Këngëtare profesioniste, prezantuese e “Portokallisë”, balerinë me raste dhe aktore humori kur ja ka dashur skenari, këto janë disa nga përcaktimet që Tarifa mund të shënojë në CV-në e saj. Pak a shumë një jetëshkrim që publiku i gjerë e njeh prej diçka më shumë se dhjetë vjetësh.

Megjithatë, më shumë se “profesione”, një publik më i ngushtë dhe më i sofistikuar mund të shënojë në të njëjtin jetëshkrim të kënduarin e saj live në një sezon të gjatë, çdo fundjavë në një nga ambientet artistike të Tiranës. Live në çdo rast. Me një bandë profesionistësh që në kohën e keqe të të bërit art në Tiranë pa artin e kompiuterit, pa magjinë e photoshop-it, pa të pasmet e Kardashianit, pa “sharmin” e parave të Hiltonit, pa histori me deputetë të pasur, pa foto me lakuriqësi apo pa dilema të llojit kush shkon me kë, pra, me një bandë të tillë, me Dedën, Kamelian, Zaloshnjën e të tjerë, Eneida ndër ta, bën artin e saj live. Dhe për shije diçka më të pjekura se ato që përtypin e shijojnë lajmet me botox, të gjithë bashkë ata bëjnë një art mjaft të mirë.

Sot Tarifa ka rradhën e të kënduarit në Festivalin Evropian. Njëlloj epilogu i një rrugë që është nisur që në dimrin e shkuar me fitoren në festivalin e TVSH-së. Një rrugë që në mënyrë të çuditshme është paragjykuar, gjykuar dhe do të prapagjykohet nga shumëkush. Ndoshta dhe sepse Eneida dhe kënga e saj konkurruese që pa u shpallur ende fituese, u pa në hënë të keqe me një pjesë të medias. Që nuk është nevoja të jetë patriotike, përkundrazi, por që ka nxituar të bëhet kritike, cinike dhe e ligë në çdo hap të kësaj kënge e deri në konkurimin e të enjtes.

Nuk është e thënë, nuk e thotë kush dhe as nuk e pretendon kush se kënga është një krijim përrallor dhe që do të bëjë histori. As Eneida vetë me siguri nuk e pretendon një gjë të tillë, as për këngën, as për instrumentin e saj vokal, as për prezantimin skenik dhe as për shoqëruesit e saj. Por me siguri ajo ka menduar gjatë dhe e ka ndjerë gjatë dhembjen për cinizmin e një pjese të konsideruëshme të medias që edhe nëse i kursente duartrokitjet se mendonte se nuk i meritonte – dhe këtu është në të drejtën e saj – derdhte parreshtur një lloj vreri e pezmi gati-gati të pakuptueshëm. Që kuptohej nuk kishte të bënte me vlerësim artistik. Dhe që shkonte deri në pikën e të shndërruarit në mësues anglishteje për nivelin e anglishtes së këngëtares.

Eneida në një konkurim të tillë padyshim nuk është Shqipëria. Siç i kërkohet. Siç insistohet se është në muhabetet me krenari dhe flamur.

Nëse humb në garën e këngës, kjo gjë nuk i humb ndonjë gjë të madhe vendit. Nuk i cënon GDP-në. As reformën e pensioneve apo reformën në drejtësi.

Nëse fiton, atëherë Shqipëria dhe shqiptarët fitojnë diçka. Nja dy apo tre ditë lavdi evropiane dhe krenari të përkëdhelur. Pastaj rikthehet sërish në përditshmërinë e saj as më të mirë dhe as më të keqe se përpara ditës finale të Evropianit.

Një muaj më pas do të jetë njëlloj. Në kampionatin evropian djemtë kuq e zi do të garojnë për Shqipërinë. Fitorja që u urohet dhe që ngjan utopi dhe disfata e mundshme që është mallkimi i të zakonshmes, është pjesë e një gare që në të dy rastet do t’i bëjë shqiptarët krenarë për tre apo katër ditë me rradhë. Por cilido qoftë rezultati nuk do ta bëjë vendin një ofertë më të mirë për të jetuar. As nuk do të rrisë më shumë GDP-në dhe as do të jetë një shans më shumë për reformën në drejtësi.

Një lushnjar ka po aq të drejta të jetë krenar për qytetin e tij sa dhe një londinez, sa për të marrë një shembull dhe një shqiptar është vetiu krenar për atdheun, njëlloj si gjermanët, francezët apo dhe amerikanët e kanadezët në anën tjetër të globit. Pavarësisht fitoreve apo humbjeve në gara këngësh apo sportive. Shqipëria është një vend i vogël dhe ka mallkimin e të qenit vend i vogël që nuk ka shumë shanse matematike që të jetë e para në këngë apo në sport. Pavarësisht këtyre, së paku sot me Eneidën dhe nesër me kombëtaren, të gjithë që flasin shqip ja vlen të jenë me Eneidën dhe ekipin kombëtar. Dhe nëse nuk bëjnë dot tifozllëk për ta, të paktën një ditë le të mbyllin gojën. Për respekt! Ndaj vetes, natyrisht!/Java



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Aksident në tunelin e Krrabës, përplasen dy autobusë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës

Video/ Eneda Tarifa vjen me një mesazh për Shqiptarët

Video/ Eneda Tarifa vjen me një mesazh për Shqiptarët

Mos harroni! Sot gjysmëfinalja e Eurovision, Eneida do të këndojë e 17-ta.

Eurovision: Shqipëria do të përjashtohet nëse valëvitet flamuri i Kosovës!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com