Aktualitet

Emri/ Vrasja e Jurgen Dukës, arrestohet shoku i viktimës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 15/12/21 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit, Jurgen Duka në një market në Tiranë.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Orgest Drazhi, shoku i viktimës pasi ka qenë prezent në konfliktin ku humbi jetën Jurgen Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së policit Arbër Sula, i cili është autori i krimit.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin”, njofton policia.

 

Pas