Bota

Zjarr në Qendrën Botërore të Tregtisë, të paktën 100 persona të bllokuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 15/12/21 |
Opi Nion

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong Kong. Sipas Ansa.it të paktën njëqind persona janë bllokuar në Qendrën Botërore të Tregtisë në Hong Kong.

Mediat lokale raportuan se tetë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e godinës ku ka ende dhjetëra persona në nivelet e poshtme të qendrës tregtare.

Zjarri ka rënë në katet e poshtme të ndërtesës 38-katëshe të Qendrës Botërore të Tregtisë në distriktin e ngarkuar të Causeëay Bay, rreth mesditës. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Pjesë të ndryshme të ndërtesës po i nënshtrohen rinovimit dhe nivelet e saj më të ulëta janë të mbuluara me skela të rënda, në një periudhë kaotike, që pavarësisht nga pandemia Covid-19, për sezonin intensiv të festave kjo qendër është mjaft e populluar.

Të paktën 15 autoambulanca u dërguan në vendngjarje dhe tetë persona u transportuan në spital në, thanë zyrtarët e përfshirë në operacionet e shpëtimit, pa dhënë informacione për gjendjen e tyre.

Pas