Aktualitet

EMRI/ Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 03/03/21 |
Opi Nion

Personi i cili është vrarë ditën e sotme në qytetin e Vlorës në rrethana ende të paqarta është identifikuar si Taulant Gjikaj 31-vjeç.

Policia në njoftimin zyrtar thekson se 31-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Gjikaj është qëlluar me breshëri kallashnikov, nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj.

Në momentin kur viktima është qëlluar ka qenë duke lëvizur në trotuar. Ndërkaq sipas policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit.”-njofton policia./Opinion.al

Pas