Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 568 raste dhe 4 viktima në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 03/03/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 568 persona në 24 orët e fundit. Kujtojmë se në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur, pasi dje u regjistruan 488  raste pozitive.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç). Bëhet me dije se numri total i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar  në 70.753 raste, prej të cilëve kanë humbur jetën 1.620 pacientë.

Kosova regjistron 8.505  raste aktive/Opinion.al

Pas