Kryesore

Raporti i DASH, Basha: Më 25 prill do t’ia çlirojmë duart drejtësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 03/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në deklaratë për shtyp nga selia e PD.

Basha ka komentuar raportin e DASH, ku Shqipëria ka shënuar rënie në vendet me demokraci hibride.
Gjatë fjalës së tij Basha ka kujtuar gjithashtu edhe njëherë abuzimin me tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, teksa është shprehur se SPAK ka hetuar vetëm zyrtarë të ulët.

“Ditën e sotme ashtu si ditën e djeshme kam qenë në mes të qytetarëve të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një, qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e anti-mafias italiane. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të parave”, deklaroi kreu i PD.

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë.Ndërkohë që ai e sheh si zgjidhje të vetme 25 prillin, ditën edhe kur do të mbahen zgjedhjet elektorale në vend.
“Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tenderë sekretë paratë për ushqimet e njerëzve. SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në Ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që çuam në prill të vitit të kaluar për akuzën se në kulmin e pandemisë, kur njerëzve duhet t’iu çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj, shkaku i paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH”, tha Basha.

Pas