Aktualitet

EMRI/ U godit me 5 thika, kush është shqiptarja e vrarë në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Luljeta Heshta, 47-vjeç është shqiptarja, e cila është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës në shtetin Itali ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se Heshta ushtronte profesionin e prostitutës dhe ngjarja ndodhi teksa 47-vjeçarja po priste në trotuar.

47-vjeçarja nuk arriti të shpëtonte nga duart e agresorit, i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë. Pasi kreu krimin autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Shqiptarja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh.

Autori është larguar me një makinë që e priste. Disa kalimtarë kërkuan ndihmë dhe 47-vjeçarja u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por goditjet në shpinë i kishin prekur organet jetësore dhe ajo nuk ia doli dot.

Dyshimet e para të policisë për shkakun e vrasjes dyshohet se kanë lidhje me prostitucionin. Në këtë zonë veprojnë shumë grupe për shfrytëzimin e prostitucionit./Opinion.al

Pas