Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 25-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:04 - 08/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytet, ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtare.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë.  Mjeti me drejtues E.B. përplasi shtetasen A.A. 25 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas