Një person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rusi, ndërsa viktima ishte në një lokal pranë banesës së tij.
Sipas Klan News, viktimë e të shtënave ka mbetur shtetasi Nazmi Bandula.
Ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes./Opinion.al