Kronikë

Ekzekutimi i Nazim Bandulës në Shkodër, policia jep detajet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 12/04/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin verior.

Sipas uniformave blu, rreth orës 08:15 në lagjen “Partizani” në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nazim Bandula.

Mësohet se policia ka nisur punën për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas