Kronikë

EMRI/ Të shtëna në Lushnje, plagoset 65-vjeçari jashtë banesës së tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:08 - 24/09/21 |
Opi Nion

Një 65-vjeçar është plagosur  mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të Lushnjes me armë zjarri.

Bëhet me dije se Faik Veliu u qëllua në territorin jashtë banesës së tij. Nga ana tjetër, sipas njoftimit të policisë nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Pas