Kronikë

Arrestohet 51-vjeçari në Kukës, mbante armë zjarri dhe municion luftarak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 24/09/21 |
Opi Nion

Policia në Kukës ka arrestuar një 51-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Nga njoftimi zyrtar i autoriteteve bëhet e ditur se në pranga është vënë  A. D., banues në fshatin Tejmoll.

Ndërkohë që nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak.”/Opinion.al

Pas