Aktualitet

Emri/ Të shtëna me armë në Kuçovë, kush është i plagosuri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 13/08/22 |
Opi Nion

Pak minuta më parë një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në lagjen “1 maji” në Kuçovë.

Nga policia bëhet me dije se i plagosuri është Admir Bejo 46 vjeç, banues në Kuçovë.

Mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë 46-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe që më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të  Beratit, për të marrë ndihmën mjeksore.

Ndërsa, në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet që çuan në plagosjen e 46-vjeçarit dhe se kush fshihet pas ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. /Opinion.al

 

Pas