Kronikë

Sulmi në Kuçovë/Admir Bejo i akuzuar më parë për vrasje,plagosi dy vëllezër në 2007



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 13/08/22 |
Opi Nion

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur 45-vjeçari Admir Bejo.

News 24 bën me dije se Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2007 ai së bashku me të vëllanë kanë tentuar të vrasin vëllezërit Ardian Kundja, 25-vjeç dhe Saimir Kundja, 27-vjeç duke i qëlluar me 8 plumba pistolete tip “Berete”.

Asokohe, vëllezërit Ilija Bejo, atëherë 23-vjeç dhe Admir Bejo, 30-vjeç, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.

Ndërkohë, policia thotë se konflikti i atëhershëm ka nisur për shkak të një femre me të cilin Ilia Bejo bashkëjetonte prej një viti.

Po ashtu bëhet me dije se 46-vjeçari prej 10 vitesh nuk jetonte në Kuçovë, pasi ishte zhvendosur në Tiranë.

Ende nuk mund të thuhet nëse ngjarja e sotme ka të bëjë me larje hesapesh.

Në lagjen ku ka ndodhur ngjarja nuuk ka kamera sigurie, ç’ka e vështirëson më shumë punën e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas