Kronikë

Emri / Sherr për një parakalim në Kamëz, 49-vjeçari rrihet dhe merret peng


               Publikuar në : 20:00 - 17/01/20 |
Opi Nion

Një person është marrë peng rreth mesditës së sotme në Kamëz. Sipas informacioneve, tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa më pas një prej tyre është marrë me forcë në makinë nga dy të tjerët.

Personi i marrë peng është identifikuar si Jak Prenga, 49-vjeç banues në Kamëz. Sipas burimeve nga policia ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

Shkaku i konfliktit mes tij dhe dy personave të tjerë mësohet të ketë ndodhur për një parakalim. Dy personat kanë dalë nga makina dhe e kanë rrahur barbarisht Prengën dhe më pas e kanë futur atë me forcë në makinë. Dhuna e ushtruar ndaj tij dëshmohet edhe nga njollat e gjakut të mbetura në rrugë.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinë ndërkohë që edhe pse kanë kaluar disa orë policia ende nuk ka identifikuar vendndodhjen dhe identitetin e autorëve. /Opinion.al

Pas