Rajoni

EMRI/ Qëllohet për vdekje me 6 plumba gazetari në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 09/04/21 |
Opi Nion

Një vrasje mafioze ka tronditur ditën e sotme Athinën, teksa raportohet se viktimë ka mbetur një gazetar. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Jorgos Karaivaz, i cili ishte gazetar në TV ‘Star Channel’.

Sipas informacioneve të para, gazetari ishte jashtë shtëpisë së tij në kohën kur ndodhi vrasja. Një motor me dy persona ka kaluar me shpejtësipranë tij duke e qëlluar me armë zjarri.

17 gëzhoja janë mbedhur nga vendi i ngjarjes, prej të cilave 6 ishin ne trupin e gazetarit grek.

Sipas informacionit të parë, viktima u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë, jashtë makinës së tij, në parkun afër shtëpisë. Gazetari mbulonte kronikën e zezë në televizionin në të cilin punonte, ndërkohë që nuk dihet ende nëse vrasja ishte për shkak të profesionit apo të ndonjë konflikti personal./Opinion.al

Pas