Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse. Mësohet se ka mbetur i plagosur ish-kryetari i Komunës, Velipojë, Pashko Ujka.
Rrethanat momentalisht janë të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al