Aktualitet

Emri/ Pasuri nga krimi, sekuestrohen 6 apartamente, 3 makina, garazh dhe llogari bankare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 23/09/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar këtë të premte 6 apartamente 3 automjete, një garazhd dhe tre llogari bankare. Mësohet se kjo pasuri i përket shtetasit Klejdi Abdyli.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se Prokuroria urdhëron ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit penal për sekuestron e pasurisë së këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Klejdi Abdylit është arrrestuar në vitin 2019 nga Policia e Durrësit për trafik kokaine në shtetin italian. I riu ndodhet në qeli dhe pritet të ekstradohet drejt shtetit italian.

Ai në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Pasuritë e sekuestruara janë :

  •   Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  •    Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  •    Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
  •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
  •    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  •    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  •    Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

Është ngarkuar  me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe banka “Raiffeisen Bank”.

 

Pas