Kronikë

EMRI/ Në kërkim për drogë, kapen në Itali e Francë dy shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 19/02/21 |
Doriana Çepunaj

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Itali dhe në Francë.

Policia bën me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Tom Kaçi, 51 vjeç.

51 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në muajin tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, komuna Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut.

Po ashtu është arrestuar në Itali shtetasit shqiptar A. Q., 25 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 15.01.2019, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. Q., në bashkëpunim me shtetasin I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi./Opinion.al

Pas