Kronikë

Emri/Kush është 51-vjeçari që mbeti i plagosur sonte në Mirditë,ja si nisi sherri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:15 - 01/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Mirditës.

Uniformat blu informuan se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur 51-vjeçari Martin Prenga.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në autostradën Rrëshen-Kukës pas një sherri.

Gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti të çastit të Prengës me dy persona të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, mes 51-vjeçarit Martin Prenga dhe dy personave të tjerë.

Policia thotë se pas ngjarjes, i plagosuri Prenga është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e dy personave të tjerë të cilët tanimë janë identifikuar nga uniformat blu./Opinion.al

Pas