Kronikë

Emri/ Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 03/08/20 |
Opi Nion

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radha e bluzave të bardha. Mësohet se, se ka humbur jetën mjeku pneumolog Anibal Byberaj, i cili ishte infektuar me COVID-19. Byberaj ishte i shtruar një ditë më parë në spitalin COVID-19 “Shefqet Ndroqi”, por nuk ka mundur të fitojë betejën e tij me virusin.

Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore, por  ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Byberi la pas një karrierë të gjatë si mjek në spitalin e Tropojës ku kishte mbajtur edhe postin e drejtorit.

Byberaj është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau. Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mjeku Hysni Shkjauka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh “luftë” në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese./ Opinion.al

Pas