Aktualitet

Vdekja e mjekut nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Vuante dhe nga…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 03/08/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme u raportua për vdekjen e mjekut pneumolog Anibal Byberi, cili ishte i infektuar me COVID-19.

Byberi humbi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehet se mjeku 53-vjeçar me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me COVID-19  pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”./ Opinion.al

Pas