Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili është dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Rezulton se këtë shtetas Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al