Kronikë

Automatik, karikatorë dhe municione luftarake në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 28/01/22 |
Opi Nion

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, të cilit iu gjetën armë zjarri pa leje.

Uniformat blu kanë informuar se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit H.K., u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, ku gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. K., 42 vjeç, banues në Buzaishtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme”-njofton policia./Opinion.al

Pas