Kronikë

Emri/ Hodhi në treg kartëmonedha të falsifikuara, në pranga 23-vjeçari në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 23/04/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi hidhte në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Mësohet se është ndaluar  Klaudio Bleda, 23 vjeç, banues në Tiranë. I riu më datë 15 prill, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Hidhte në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në prangat e policisë 23-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

Klaudio Bleda, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”-njofton policia.

Pas