Aktualitet

“E bëra prej fëmijës”, i riu që grabiti Postën, lihet në burg për një tjetër krim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 23/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 30 vjeçarit Elis Suçi, që grabiti filialin e postës në Kamëz. Por, dalja e tij para gjykatës ishte për një tjetër grabitje, atë të një marketi disa kohë më parë.

Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t’i komunikoj edhe masën e sigurisë sa i përket grabitjes së postës në datën 18 prill dhe të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
30 vjeçari ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më parë. Suçi po hetohet për disa ngjarje kriminale.

Pas