Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/Gjyqtari i Vlorës “ngec” në Vetting, akuzat e ministrit Çuçi ndaj tij

2021/07/12 at 10:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri/Gjyqtari i Vlorës “ngec” në Vetting, akuzat e ministrit Çuçi ndaj tij

Gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro nuk e kaloi shkallën e parë të vettingut. Këtë të hënë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja vendosën shkarkimin e tij nga detyra.


Në qershor të këtij viti, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi  përmendi emrin e gjyqtarit në lidhje me shqyrtimin e dosjes së Edison Begajt të cilit iu bë atentat në derë të shtëpisë. Sipas Çuçit, gjyqtari ka favorizuar në shqyrtimin e rastit të Begajt.

Kyi  fundit u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s, ndërsa u la nga gjykata në “arrest shtëpie”. Një përgjigje për këtë akuzë, Gjykata e Vlorës thekson se kërkesa erdhi nga Prokuroria, ndërsa duke iu referuar fjalës së ministrit, thotë se deklarata të tilla nuk i shërbejnë imazhit të institucionit.

SKEDA E PASURISË SË GJYQTARIT

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Albert Spiro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Albert Spiro deklaronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 5-fishuar, duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Spiro zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 16 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 534 mijë lekë si letra me vlerë të deklaruara në vitin 2003 në vlerën e 45 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e tij si gjyqtar, gati 28% nga pagat e familjarëve dhe 12% nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Albert Spiro rezulton me mungesë burimesh për shtesën e aseteve në dy vite të deklarimit: në vitin 2011 në shumën 151,671 lekë dhe në vitin 2014 në shumën 354,827 lekë- pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet me pasuritë e patundshme si dhe një huamarrje në vlerën e 50 mijë eurove.

Më konkretisht në vitin 2003, gjyqtari Albert Spiro deklaron një apartament banimi në Gjirokastër të blerë në vitin 1997 në vlerën e 26,000 USD me burim punën në emigrim. Apartamenti është shitur në vitin 2008 në vlerën e 6,200,000 lekëve, para të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e dy apartamenteve me vlerë 6,500,000 lekë.

Gjatë periudhës deklaruese, subjekti ka histori me huadhënie dhe huamarrje, konkretisht në deklarimin e vitit 2004 deklaron që ka dhënë hua shumën 500,000 lekë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë hua shumën 50,000 euro për blerjen e një banese +garazhi në komunën Farkë të Tiranës./ Skeda e pasurisë e marrë nga Reporter.al

 

Etiketa: Albert Spirovetting


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Zgjedhjet, Basha takim me ambasadoren franceze në selinë blu

Reformim në PD, Basha propozon: Zgjerim i kryesisë dhe sekretariatit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK ambasadorin Soreca

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK ambasadorin Soreca

Prokuroria vendos të zgjasë hetimet për Adriatik Llallën

Dosja e Adriatik Llallës, dorëhiqen dy gjyqtarë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}